Showbiz

Keith Urban thotë se Nicole Kidman është gruaja të cilën e ka kërkuar gjithë jetën

Ylli 52-vjeçar i muzikës country, Keith Urban dhe aktorja e njohur hollywoodiane, Nicole Kidman, të cilët i kanë dy vajza së bashku, Sunday Rose dhe Faith Margaret, kanë 14 vjet që janë të martuar dhe në një intervistë të fundit Urban tha se gjetja e dashurisë përkrahë Kidmanit, ishte momenti më i rëndësishëm në jetën e tij.

“Thjeshtë ajo është gruaja e duhur për mua. Ajo është partnerja që po e kërkoja gjithë jetën time, dhe me ta takuar atë gjithçka ndryshoi për mua, kjo ngase duhej të ndryshoja patjetër nëse dëshiroja ta kisha një të ardhme me të. Ky ishte një prej momenteve më të rëndësishme në rrugëtimin tim jetësorë, dhe shansi i vetëm për ma që të veproja siç duhej. Gjithçka ishte e dukshme dhe e dija se çfarë e ardhme më priste. Ajo është gjithçka që kisha kërkuar në jetë dhe shumë më shumë”, citohet të ketë thënë këngëtari.

Komentet e ëmbla të Urbanit vijnë pasi ylli i hitit “You'll Think of Me” së fundmi deklaroi se bashkëshortja e tij 53-vjeçare e ka liruar muzikalisht duke ia prezantuar një botë të muzikës të cilën nuk e kishte njohur më parë.

“Unë definitivisht jam martuar me një person më të lartë se unë. Dhe a nuk është kjo ajo që duhet ta bëjmë të gjithë? Nicole padyshim ka pasur ndikim të madh në muzikën time, veçanërisht këto 5-6 vjetët e fundit. Kur u takuam, ajo kishte shije tjera të muzikës nga unë. Dhe më ka ndihmuar vërtet të lirohem nga ana kreative, duke më prezantuar muzika të ndryshme të cilët nuk i kisha njohur me parë. Po ashtu kemi gjetur gjuhë të përbashkët në muzikën australiane që na pëlqen te dyve, sepse jemi rritur në të njëjtën kohë”, ka përfunduar tutje Urban.

Nicole Kidman në të kaluarën ka qenë e martuar me aktorin, Tom Cruise, me të cilin i kishte adoptuar dy fëmijë. Sot ajo nuk ka kontakte të shpeshta me vajzën dhe djalin e adoptuar, transmeton Koha. Ndërsa martesa me aktoren Kidman, është e para për këngëtarin e njohur të muzikës country, Keith Urban.

{gallery}