Aktorja e njohur, Nicole Kidman, e cila së fundmi është ndarë nga bashkëshorti i saj, këngëtari Keith Urban, ka treguar se është gati t'i ndajë përvojat e saj të jetës me të tjerët.
Në një intervistë për Harper’s Bazaar, 58-vjeçja ka thënë se ndihet e përgatitur të ndajë “diturinë dhe urtësinë” që ka fituar pas shumë përjetimeve.
“Ndonjëherë ndihem shumë, shumë e vjetër, sepse kam përjetuar aq shumë gjëra në jetë. Dhe pastaj, ndonjëherë ndihem si një vajzë e vogël, si të isha pesë vjeçe”, ka thënë ajo.
Aktorja ka shtuar se, pavarësisht sfidave, përpiqet ta ruajë gëzimin e brendshëm.
“Mendoj se ndjenja e lojës është gjithmonë e pranishme tek unë... Më pëlqen të kërcej, të luaj, të jem pak e çmendur. Por ndërsa plakem, dua të ndaj me të tjerët ato që kam mësuar. Kam parë shumë, kam përjetuar shumë dhe kam mbijetuar shumë. Dua të përcjell një pjesë të dijes, të urtësisë dhe të gjithçkaje që kam mësuar”, ka thënë ajo.
Ylli fitues i çmimeve “Oscar” ka thënë se nuk i pëlqen t’u imponojë mendimet e veta njerëzve, por është e lumtur t’u ofrojë këshilla atyre që i kërkojnë.
“Nuk jam tipi që u tregon njerëzve çfarë të bëjnë, por jam më se e lumtur të ndaj përvojat e mia. Pastaj, njerëzit mund të marrin nga to diçka që u shërben, sepse e dimë të gjithë, kur i thua dikujt ‘bëje këtë’, ai prapë do bëjë çfarë të dojë. Apo jo? Pra, është më shumë për të ndarë përvojat e mia dhe për të thënë: ‘Kjo është ajo që kam mësuar, merre ose lëre, sipas dëshirës’”, ka thënë ajo.
Kidman ka pranuar gjithashtu se me kalimin e viteve ka mësuar të pranojë disa tipare të veta që dikur nuk i pëlqenin.
“Lëkurën time shumë të bardhë. Më parë e urreja. Nuk është ende gjëja ime e preferuar, por e vlerësoj sepse del shumë mirë në film, prandaj e përdor në avantazhin tim”, ka thënë ajo.
Aktorja ka shtuar me humor se ka mësuar ta vlerësoj edhe gjatësinë që ka.
“Kam fat që jam e gjatë, sepse më lejon më shumë liri në ushqim, ka shumë më tepër vend ku mund të shkojë gjithçka!”, ka thënë ajo.