Showbiz

Dukesha Meghan po ndihet e lirë me princin Harry në Los Angeles

Për shkak të karantinës së shkaktuar nga koronavirusi Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, ka pasur mundësi t’ia prezantojë më mirë qytetin ku ajo ka jetuar, bashkëshortit të saj, Princit Harry.

“Rrugët janë të zbrazura. Kishte rast kur kalonin dy ditë deri sa paparacit e kuptonin ku janë apo çfarë po bëjnë ata, dhe kështu Duka dhe Dukesha e Sussexit kanë pasur mundësi ta shëtisin qytetin të lirë, dhe në një formë tjetër nga jeta e zakonshme. Atyre iu ka pëlqyer shumë rasti që të shëtisin me veturë nëpër rrugët e Los Angelesit, dhe e kanë shijuar një lloj lirie të plotë. Por, sigurisht që gjërat do të ndryshojnë pas karantinës,” citohet të ketë thënë një mik i afërt i çiftit.

Ish-aktorja 38-vjeçare, Markle, gjithmonë e kishte pasur në plan të zhvendoset në Los Angeles, por duket se kjo shpërngulje nuk kishte qenë shumë e lehtë për princin e Britanisë së Madhe, Harry, i cili nuk ka shoqëri në këtë qytet, transmeton Koha.

Megjithatë, çifti i cili në fillim të vitit u largua nga obligimet zyrtare të familjes mbretërore, po e shijon kohën në karantinë me djalin e tyre 1-vjeçar, Archie.