Showbiz

Capital T lanson këngën e parë për vitin 2020

Descriptive Text

Siç i kishte paralajmëruar gjithë fansat e tij në rrjetet sociale, Capital T, para pak orësh e lansoi videoprojektin e ri muzikorë.

Kënga e re titullohet “600PS”, dhe është e para për vitin 2020 si dhe e para nga albumi “Skulpturë”.

Si rëndom, tekstin e këngës e ka shkruar vet reperi, derisa për muzikën dhe masterizimin janë përkujdesur, Jumpa dhe Lex Barkey, transmeton KTV. E për videoklipin, Trimi ka vendosur të bashkëpunojë me produksionin “Sekuencë studio”.

Kënga po pëlqehet nga publiku, të cilët po e klikojnë atë në YouTube, derisa Capital T mbetet një prej reperëve kosovar, më aktiv në skenën muzikore. Gjatë vitit të kaluar, ai i lansoi rreth 7 videoprojekte, si dhe e realizoi një koncert madhështor në Tiranë.