Showbiz

Nicki Minaj martohet me Kenneth Pettyn

Nicki Minaj është bërë bashkëshorte, pasi që është martuar me të dashurin e saj Kenneth Petty.

Reperja 36-vjeçare konfirmoi që ajo dhe Kenneth i kishin shkëmbyer zotimet të hënën (21 tetor), derisa e postoi një video në faqen e saj në Instagram të filxhanëve me shkrime përputhëse "Mr dhe Mrs (z. dhe znj.)" dhe kapela të bejsbollit "Bride dhe Groom (nusja dhe dhëndri)".

Në titull, Nicki e zbuloi emrin e saj të ri ndërsa shkroi: "Onika Tanya Maraj-Petty 10•21•19".

Ylli i Anaconda hyri në lidhje me të burgosurin seksipil Kenneth (41) në nëntor të vitit 2018, përpara se çifti të fejoheshin gjatë verës.

Në qershor, ylli konfirmoi se çifti e kishte marrë lejen për martesë, duke ia dhënë çiftit një afat 90 ditor për t’u martuar, ndërsa më vonë tha për E! News që zotimet martesore do të pasonin menjëherë, shkruan KOHA Ditore.

"E kemi marrë lejen për martesë, por është një pastore e caktuar nga e cila e dua zyrtarizimin dhe kështu ajo është në dispozicion prej sot," tha ajo për E! News. "Ajo më tha që është në dispozicion brenda javës tjetër, kështu që mund të martohemi brenda shtatë ditëve të ardhshme."

Kur u pyet nëse e kishte zgjedhur fustanin për ditën e martesës së saj, ylli i hitit Megatron u tall: "Kjo është shumë. Nuk mundem. Nuk ka gjasa. Kjo do të zgjasë shumë për ta planifikuar. Nuk jam e mirë me këtë. Unë i zvarris gjërat, kështu që do ta gjeja brenda dy viteve nga tani."