Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Hobbs & Shaw” në krye të arkave kinematografike

Spin-offi i “Fast & Furious” me Dwayne Johnson dhe Jason Statham, “Hobbs & Shaw”, ka arritur në majat e arkave kinematografike me një fundjavë mbresëlënëse me 60 milionë dollarë fitime.

Filmi aksion gjithashtu pati debutim të shkëlqyeshëm në mbarë globin, duke i fituar 120 milionë dollarë shtesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi e mposhti The Lion King në arkat kinematografike, ku filmi i Disney ra në pozitën dy me një fundjavë me fitime prej 38 milionë dollarësh.

Filmi artistik i animuar i Jon Favreau, në të cilin i kanë huazuar zërat Donald Glover dhe Beyonce, deri tani i ka inkasuar mbi 400 milionë dollarë, shkruan KOHA Ditore.

Filmi i ri i Quentin Tarantinos, Once Upon a Time in Hollywood, është i treti në top listë me 20 milionë dollarë të fituara gjatë fundjavës së dytë. Spider-Man: Far From Home dhe Toy Story 4 e përmbyllin top pesëshen e re.