Showbiz

Pamjet e fundit të Dwayne Johnson dhe Jason Statham në "Hobbs and Shaw"

Kjo verë është plot me hite interesante si Toy Story 4, Men in Black: International, Shaft, Spider-Man: Far From Home, por nëse këto nuk sjellin aksion të mjaftueshëm për ju, atëherë prisni deri në gusht kur mbërrijnë Hobbs and Shaw.

Filmin “Fast & Furious Presents: Hobbs & Shaw” nuk kemi nevojë t’ua prezantojmë. Bëhet fjalë për spin offin e franshizës megahitëshe Fast and Furious, e cila me tetë filmat e vet i fitoi rreth 5 miliardë dollarë. Përveçse na presin edhe dy filma në franshizën origjinale, pse të mos xhirohet spin offi me dy personazhe të mëdha. Dwayne Johnson dhe Jason Statham i përsërisin rolet e tyre si Luke Hobbs dhe Deckard Shaw të cilët këtë herë duhet të jenë në të njëjtën anë, ndërsa trileri i ri edhe një herë na kujton sasinë e aksionit, ndjekjeve dhe vapës e cila na pret.

Image

Meqë Hobbs është agjent i shërbimit të sigurisë, ndërsa Shaw kriminel i paskrupullt, nuk është për t'u habitur që kjo dyshe nuk mund ta durojë njëri-tjetrin dhe përpiqen ta shkatërrojnë njëri-tjetrin. Por, në këtë skenë hyn anarkisti Brixton (Idris Elba), i cili e merr armën biologjike e cila mund ta ndryshojë botën dhe e mposht agjenten më të mirë të MI6 Hattie (Vanessa Kirby). Hattie është motra e Shaw, kështu që Hobbs dhe Shaw nuk do të kenë zgjidhje tjetër pos të bashkohen për ta mposhtur keqbërësin. Pason aventura e re e cila na çon në vende të ndryshme në të gjithë botën, shkruan KOHA Ditore.

Regjinë e filmit e bën David Leitch, ndërsa skenarin e ka shkruar Chris Morgan, i njohur edhe për filmat e tjerë të franshizës.