Spin offi i parë i franshizës së njohur “Fast and Furious”, “Hobbs & Shaw”, ka realizuar fitime goxha të mira në mbarë botën, por që nga fillimi pritet një treg i veçantë, Kina.
Në Kinë është një nga bazat më të mëdha të fansave në botë, dhe nëse një vend mund t’i sjellë fitim të madh ndonjë filmi, atëherë është Kina. Hobbs & Shaw startoi në shumicën e vendeve në fillim të gushtit ndërsa në Kinë arriti pikërisht fundjavën e kaluar, ku i përmbushi të gjitha pritjet dhe duke filluar me një shumë të madhe prej 101 milionë dollarësh.
“Fast and Furious 8” dhe “Fast and Furious 7” në Kinë i kanë fituar rreth 350 milion dollarë dhe aktualisht janë filmat e dytë dhe të tretë më të suksesshëm në Kinë (i pari është Avengers: Endgame me 590 milionë), ndërsa për Hobbs & Shaw parashikohen të ardhura prej maksimum 200 milionë dollarësh, shkruan KOHA Ditore. Filmi e kishte një buxhet të madh prej rreth 200 milionë dollarësh plus 125 milionë dollarë të tjerë për distribucion, kështu që analistët vlerësojnë se filmi duhet t’i fitojë të paktën 600 milionë dollarë në total për të mbërritur në zero (aktualisht filmi i ka arritur 588 milionë dollarë fitime). Në tregun e brendshëm, Hobbs & Shaw i ka fituar vetëm 148 milionë dollarë për pothuajse një muaj, prandaj shpresa më e madhe është në pjesën tjetër të botës.
Hobbs & Shaw ka kaluar mirë tek kritikët, ndërsa nëse në fund fitimet janë të kënaqshme, do të xhirohet edhe vazhdimi. Pavarësisht kësaj, aktualisht janë duke u xhiruar filmat e nëntë dhe të dhjetë të Fast and Furious, të cilët i presim në kinema më 22 maj 2020, respektivisht 2 prill 2021.
-
“Fast & Furious 9” shënon hapjen më të mirë në Kinë prej shpërthimit të pandemisë
-
“Hobbs & Shaw” në krye të arkave kinematografike
-
Pamjet e fundit të Dwayne Johnson dhe Jason Statham në "Hobbs and Shaw"
-
Sekreti prapa suksesit të gjigantit kinez të tekstilit
-
“Spider-Man: No Way Home” thyen rekorde pas 12 ditësh të lansimit