Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora raportohet se po bashkëpunon me Sean Paul.
Mediat raportojnë se ylli i muzikës pop ka regjistruar fshehurazi dy këngë me reperin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëra prej këngëve titullohet “Call On Me” që do publikohet këtë vit.
Duke folur për Daily Star Online në prapaskenat e Radio 1’s Big Weekend, Sean tha: “Po punoj me Rita Orën për disa këngë. Po vendosim cilën të publikojmë. Janë dy këngë. Mua më pëlqen njëra më shumë. Tingëllon Sean Paul”.
Ndërsa zbuloi edhe detaje nga kënga: “Do mundohemi ta publikojmë së shpejti. Titullohet ‘Call On Me’. Flet për momentin kur ti i telefonon familjes apo miqve tuaj dhe ata janë aty për ty”.
Mbrëmjen e së premtes, Rita i befasoi të gjithë pasi solli në skenë Sean Paulin gjatë prezantimit të saj në O2 Arena në Londër.