Kuvendi i Kosovës ka rizgjedhur Vlora Spancën në pozitën e Auditore së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Spanca mori 62 vota për, dhe një abstenim. Ajo do ta ushtrojë këtë detyrë për një mandat pesëvjeçar.
Driton Gojani zgjidhet kryesues i Bordit të ZRRE-së
1 muaj më parë /
5 tet 2026 14:57
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Driton Gojanin kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Deputetët, përmes votimit të fshehtë, zgjodhën Gojanin me 62 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Ymer Fejzullahu, mori vetëm shtatë vota, raporton KosovaPress.
Kuvendi më herët zgjodhi edhe Lutfije Dervishin si anëtare të Bordit të ZRRE-së.
Në procesin e votimit nuk morën pjesë deputetët nga PDK-ja dhe Aleanca.