Kurorëzohen Alban Skenderaj dhe Miriam Cani

Kurorëzohen Alban Skenderaj dhe Miriam Cani

26 May 2019 11:25

Këngëtarët Alban Skenderaj dhe Miriam Cani kanë kurorëzuar lidhjen e tyre 12 vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Alban Skenderaj, përmes një fotografie në Facebook.

Ata i kanë thënë po njëri-tjetrit në po të njëjtin ishull ku edhe ishin fejuar.

Skenderaj dhe Cani u fejuan në vitin 2013 ndërkaq kanë edhe një vajzë të quajtur Amelia.

Postimi i plotë i Alban Skenderajt:

PO!
U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht Burrë e Grua por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndërrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njeri-tjetrin.
U deshën 12 vite të thonim PO përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë PO nga momenti i puthjes së parë!
U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkuren e njeri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar.

Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shënuar të merrte jetë pikërisht aty ku në vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la për pak pa fryme të dyve, por këtë herë jo në boten e magjishme nënujore por vetëm pak metra me larg, në sipërfaqen e një ishulli të pa banuar. Një pikë e bardhë në mes të oqeanit. Zhveshur nga të gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukuritë përrallore që ka krijuar dora e Zotit.
Duhet të prisnim 12 vjet që kjo dite të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencën e engjullit tonë, Amelisë.

PO ... deri sa vdekja te na ndaje!

7 Maj, 2019.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme