Aktori i njohur i Hollywoodit, Nicolas Cage, duket se do t’i japë fund beqarisë.
Mediet e huaja shkruajnë se aktori i famshëm ka bërë të shtunën një kërkesë për një licencë martese në Clark County, Nevada.
55-vjeçari thuhet se ka paraqitur dokumentet dhe e ka cilësuar grimeren 36-vjeçare, Erika Koike, si partneren me të cilën do të lidhë kurorë.
Ata kanë vetëm një vit që janë bashkë, ndonëse janë parë shumë rrallë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Çifti, me 19 vjet diferencë në moshë, është fotografuar për herë të parë në muajin prill të vitit të kaluar, gjatë xhirimeve të një filmi në Puerto Rico.
Ende nuk ka një datë se kur apo ku do të mbahet ceremonia, por licenca e martesës vlen për një vit./mapo
