Aktori i njohur i Hollywoodit, Nicolas Cage, duket se do t’i japë fund beqarisë.
Mediet e huaja shkruajnë se aktori i famshëm ka bërë të shtunën një kërkesë për një licencë martese në Clark County, Nevada.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo55-vjeçari thuhet se ka paraqitur dokumentet dhe e ka cilësuar grimeren 36-vjeçare, Erika Koike, si partneren me të cilën do të lidhë kurorë.
Ata kanë vetëm një vit që janë bashkë, ndonëse janë parë shumë rrallë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Çifti, me 19 vjet diferencë në moshë, është fotografuar për herë të parë në muajin prill të vitit të kaluar, gjatë xhirimeve të një filmi në Puerto Rico.
Ende nuk ka një datë se kur apo ku do të mbahet ceremonia, por licenca e martesës vlen për një vit./mapo
