Justin Timberlake më në fund e ka arritur një marrëveshje lidhur me akuzat se e ka kopjuar një këngë disko për këngën e tij “Damn Girl”.
Në vitin 2016, drejtuesit në PK Music Performance e paditën 38-vjeçarin, producentin will.i.am dhe drejtuesit e Sony Music, duke pretenduar se e kanë kopjuar këngën e Perry Kimble nga vitet ’70, “A New Day Is Here At Last”, pa lejen e tyre.
Drejtuesit në PK i fituan të drejtat e këngës së Kimble në vitin 1999, pas vdekjes së tij, transmeton koha.net.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga “The Blast”, Timberlake dhe PK kanë rënë dakord t’i zgjidhin të gjitha akuzat kundër këngëtarit, dhe rasti zyrtarisht do të mbyllet.
Në padinë fillestare, PK e akuzoi yllin e hitit “SexyBack” për kopjimin e muzikës dhe për përdorimin e saj në këngën që u shfaq në albumin e tij të vitit 2006, “Futuresex/Lovesounds”.
PK Music e kërkoi një urdhër kundër këngëtarit dhe aktorit për ta ndaluar atë që të vazhdonte të përfitonte nga shkelja e pretenduar, si dhe kërkoi dëmshpërblim të paspecifikuar.
-
Kanye dhe përfaqësuesit ligjorë të Summerit arrijnë marrëveshjen për të drejtat autoriale
-
Justin Timberlake shet veprat e tij muzikore për mbi 100 milionë dollarë
-
Spike Lee paditet për shkak të këngës së filmit nga viti 1996
-
Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur
-
Miratohet kërkesa e Timberlakeut për të ndaluar publikimin e videos së arrestimit