Dua Lipa e Bebe Rexha shkëlqejnë në tepihun e kuq të “Grammyt”

Dua Lipa e Bebe Rexha shkëlqejnë në tepihun e kuq të “Grammyt”

11 shkurt 2019 01:47

Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa e Bebe Rexha, kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në tepihun e kuq të ceremonisë prestigjioze “Grammy”.

Dua kishte veshur një fustan të argjendtë, teksa Bebe shkëlqeu me fustanin ngjyrë të kuqe.

Të dyja janë të nominuar në kategorinë për Artisten më të mirë të re.

Më herët Dua Lipa fitoi në kategorinë “Best Dance”, duke marrë çmimin e parë “Grammy” në karrierë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme