Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua, Bebe dhe Njomza shkëlqyen me dukjen e tyre në “Grammy 2020”

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Grammy” dhe si rëndom, vëmendje të madhe rrëmbyen yjet e muzikës me parakalimin e tyre mbi qilim të kuq.

Në mesin e shumë të famshmëve që e hijeshuan këtë ceremoni, lëvdata për paraqitjen e tyre morën edhe kantautoret me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Njomza, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lipa e cila në ceremoni parakaloi e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, dukej si një engjëll i vërtetë me një fustan të bardhë sateni të disenjatorit Alex Wang, derisa komente të shumtë pozitive, këngëtarja kosovaro-britanike, morri për modelin e flokëve dhe grimin e saj me shumë stil.

Image

Rexha kishte veshur një kostum të zi të kombinuar në mënyrë të përkryer me një bluzë të brendshme në formë të rrjetës, dhe duke e ofruar kështu një dukje elegante dhe të mprehtë. Rexha po ashtu e prezantoi një shpërblim gjatë mbrëmjes, krahas yllit të muzikës Shania Twain.

Image

Në anën tjetër Njomza, kishte zgjedhur që të përshtatej me qilimin e kësaj ceremonie, duke e veshur një fustan tejet tërheqës ngjyrë të kuqe, të kombinuar me një palë sandale me rripa. Modeli i fustanit ishte mjaft i veçantë, dhe ia shfaqte format e përkryera trupore të këngëtares, përfshirë këtu muskujt e barkut dhe këmbët.

Image

Disa prej yjeve më të njohur të muzikës, gjatë parakalimit të tyre mbi qilim të kuq:

{gallery}