Një bukuroshe shqiptare është shpallur Miss New York USA 2019.
Ishte Florinda Kajtazi ajo që mbrëmë rrëmbeu kurorën e bukurisë së New Yorkut.
27-vjeçarja është më origjinë nga Kosova dhe jeton prej vitesh në Yonkers.
Bukuroshja me origjinë shqiptare do të përfaqësojë New Yorkun në edicionin e 68-të të Miss USA, kompeticioni më i rëndësishëm i bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kajtazi, para pak minutash ka postuar një video të shkurtër në Instagram me mbishkrimin: “Kështu, del se unë jam Miss New York USA e re”.
Artikuj të ngjashëm
-
Ylli amerikan e quan Dua Lipën “vajzën më të bukur në botë”
-
Miss Irlanda flet për “fustanet mahnitëse” të Kosovës e Shqipërisë
-
Heq dorë nga kurora edhe miss adoleshentja e SHBA-së
-
Miss SHBA-ja heq dorë nga kurora për arsye të shëndetit mendor
-
Krystyna Pyszková nga Republika Çeke zgjidhet “Miss Bota 2024”