Showbiz

Heq dorë nga kurora edhe miss adoleshentja e SHBA-së

UmaSofia Srivastara

UmaSofia Srivastara, Miss Teen USA 2023

Të mërkurën ka hequr dorë nga titulli si adoleshentja më e bukur e SHBA-së, “Miss Teen USA”, UmaSofia Srivastara, duke thënë se vlerat e saj personale nuk përputhen me rregullat e drejtuesve të spektaklit, raporton CNN.

“Pasi kalova muaj duke u përballur me marrjen e këtij vendimi, kam vendosur të heq dorë nga titulli 'Miss Teen USA 2023'. Mezi po pres të shijoj mbarimin e klasës së 11-të në shkollën 'National Honor Society' dhe të filloj procesin e aplikimit për në kolegj, duke e ditur se karriera ime akademike është e definuar vetëm nga të punuarit shumë e me zell”, ka shkruar ajo në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

Ky vendim i saj ngjalli spekulime në opinion pasi vjen vetëm ditë pasi Miss SHBA-ja, hoqi dorë nga kurora.

Të hënën Noelia Voigt ka hequr dorë nga titulli, duke përmendur si arsye shëndetin mendor.

Voigt, që fitoi garën në shtator të vitit të shkuar, ka thënë se beson se ky vendim ishte më i miri për të dhe shëndetin e saj.

Lexo edhe:

Miss SHBA-ja heq dorë nga kurora për arsye të shëndetit mendor - KOHA.net