Drejtoresha e konkursit të bukurisë Miss Nikaragua, Karen Celebertti, ka dhënë dorëheqje nga posti dhjetë ditë pasi u akuzua për tradhti, raporton “BBC”.
Policia tha se Celebertti kishte kurdisur garën në favor të bukurosheve që kishin qëndrime anti-qeveri.
Akuzat u bën disa ditë pasi Miss Nikaragua, Sheynnis Palacios, fitoi edhe titullin e Miss Universe.
Pas fitores, foto të Palaciosit në protestat anti-qeveritare të vitit 2018 nisën të qarkullonin nëpër rrjete sociale. Kjo zemëroi Qeverinë.
Mijëra nikaraguanë dolën nëpër rrugë për të festuar fitoren e papritur të Palacios në Miss Universe. Është hera e parë që një nikaraguane fitoi konkursin botëror të bukurisë.
Qeveria e drejtuar nga presidenti Daniel Ortega – që është në pushtet nga viti 2007 – fillimisht kishte lëshuar një deklaratë duke e mirëpritur fitoren e Palaciosit me “krenari e gëzim”. Por, shpejt u kthye kundër saj dhe atyre të lidhur me konkursin e bukurisë, pasi dolën fotot e saj në protestat anti-qeveritare të vitit 2018.
Edhe
Sheynnis Palacios Cornejo fituese e Miss Universe 2023
Palacios nuk është kthyer në Nikaragua që kur fitoi garën e Miss Universe.
-
Konkurrentet e “Miss Universe” lëshojnë garën, pasi organizatori e quajti budallaqe Mis Meksikën
-
Argjentina i kërkon GJNP-së të lëshojë urdhërarrest për Nicolas Maduron
-
Liderët ndërkombëtarë reagojnë ndaj rezultateve të zgjedhjeve në Venezuelë
-
Gruaja e Pedro Sanchezit ftohet të dalë para gjykatës nën akuzat për korrupsion