Emisioni “1 kafe me Labin” këtë edicion do të sjellë biseda me personazhe të njohura të estradës shqiptare.
Vëllezërit Robert e Patris Berisha, të cilët për një kohë qenë pjesë e portaleve për “thumbimet” mes tyre për shkak të ca mosmarrëveshjeve familjare, do të shfaqen së bashku në një intervistë televizive pas shumë kohësh. Ata kanë shpalosur detaje nga fëmijëria e tyre po jo vetëm.
Të ftuar në emision do të jenë edhe Ermal Mamaqi dhe aktorja Ariola Demiri, të cilët kanë folur rreth projektit filmik “I love Tropoja”, i cili është duke u shfaqur në kinema të Kosovës dhe Shqipërisë