Reklama

Problemet më të shpeshta në udhëtim? Nuk janë aksidentet

APR

Rrugët janë esenciale për jetën shoqërore duke i shërbyer mobilitetit, mundësuar qasje në aktivitetin ekonomik dhe duke lidhur komunitete. Infrastruktura e mirë rrugore dhe siguria në rrugë janë të domosdoshme për progresin ekonomik e social dhe për mbrojtjen e njerëzve.

Përkundër përpjekjeve gjithëpërfshirëse, problemet në rrugë janë të shpeshta dhe të shumta. Por, ndryshe nga besimi i përgjithshëm, nuk janë aksidentet problemi më i shpeshtë në trafik dhe udhëtim. Ndërsa aksidentet me makinë janë shpesh më të rënda, prishjet janë më të shpeshta dhe përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të problemeve në rrugë.

Sipas studimeve, çdo i dyti shofer e ka një problem rrugor në vit. Kjo i bën prishjet problemin më të shpeshtë për shoferët në mbarë botën. Problemi më i shpeshtë në rrugë është shfryrja e gomës, e pasuar nga fikja e veturës, mosfunksionimi i çelësit, mungesa e karburantit dhe prishjet mekanike.

Vozitja më e shpeshtë e rrit gjasën e prishjeve të automjetit në rrugë, ndërsa studimet nuk gjejnë ndikim të karakteristikave të shoferit në ngjarjet që shkaktojnë prishje.

Përderisa aksidentet janë me pasoja më të rënda, kujdes i shtuar duhet t’i kushtohet edhe prishjes së veturës që e pamundëson lëvizjen dhe e bllokon trafikun. Edhe pse asnjëra nuk mund të evitohet, për rastet e prishjeve ndërhyrjet dhe zgjidhjet janë më të lehta. Prej më shumë se një shekulli në botë funksionojnë kompanitë e asistencës rrugore që ofrojnë shërbime të ndërhyrjes në vend, bartjes, nxjerrjes, gjetjes së zgjidhjeve dhe shërbimeve gjithëpërfshirëse, për ta bërë problemin e vogël një përvojë lehtësisht të tejkalueshme.  Edhe në Kosovë prej vitesh është zhvilluar industria e asistencës rrugore. Emri lider i asistencës rrugore në Kosovë është Asistenca e Përgjithshme Rrugore - APR, një kompani që është shndërruar në adresën kryesore për garantimin e sigurisë rrugore dhe shërbimin më cilësor për mobilitet pa ndërprerje në Kosovë, rajon e Evropë.