Reklama

Finalja e IPKO UNI Tournament 2025 – Edicioni Pranveror, më 10 Maj në Kolegjin AAB

ipko

IPKO UNI Tournament Edicioni Pranveror 2025 po arrin në pikën kulmore me finalen e madhe që do të mbahet më 10 maj në Kolegjin AAB. Ky turne tashmë tradicional ka bashkuar studentë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke krijuar një skenë të vërtetë për talentët e rinj të e-sportit në rajon.

Me një prizepool prej 7,000 eurosh, finalistët do të përballen në katër nga lojërat më të preferuara të momentit: Counter-Strike 2 (CS2), Valorant, Rocket League dhe EAFC 25. Dhe kjo nuk është e gjitha – ky është vetëm edicioni pranveror! Në fund të vitit, do të rikthehemi me edicionin dimëror, duke ofruar edhe më shumë mundësi për lojtarët dhe tifozët e zjarrtë të gaming-ut.

Ky turne është shndërruar në një pikëtakim të rëndësishëm për komunitetin e lojërave elektronike, me pjesëmarrje rekord këtë vit: 508 lojtarë të regjistruar dhe një audiencë prej 11,747 shikuesish unik që kanë ndjekur transmetimet live deri tani. Në rrjete sociale, turneu ka tejkaluar 4 milion përshtypje, ndërsa në Twitch janë regjistruar 44 orë transmetim deri më sot – dhe kjo përpara eventit final!

Finalja do të jetë një spektakël më vete. Atmosfera në Kolegjin AAB pritet të jetë elektrizuese, por edhe ata që nuk mund të jenë fizikisht të pranishëm mund të ndjekin ndeshjet live në kanalin zyrtar të IPKO UNI Tournament në Twitch – gjithçka, në kohë reale.

Këtë vit, kemi edhe një të ftuar special: Ernest Xhoci, një nga figurat më të njohura në botën e e-sportit, i cili do t’i japë një dimension akoma më emocionues këtij eventi.

IPKO UNI Tournament nuk është thjesht një garë – është një platformë për të zbuluar dhe promovuar talentet e reja, për të ndërtuar miqësi dhe për të forcuar komunitetin e apasionuar pas gaming-ut. Me çdo edicion, ky turne po kontribuon në zhvillimin e industrisë së e-sportit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

Për më shumë, na ndiqni në Facebook, Instagram dhe TikTok në faqen zyrtare të IPKO Games.