Qindra pensionistë janë mbledhur në Beograd të mërkurën për të dhënë mbështetjen e tyre ndaj studentëve që po protestojnë kundër korrupsionit qeveritar.
Studentët po udhëheqin një lëvizje masive kundër korrupsionit që u shkaktua nga shembja e një strehe betoni më 1 nëntor në stacionin qendror të trenit në Novi Sad, duke lënë të vdekur 15 vetë, raporton AP.
Kritikët besojnë se ryshfeti ka çuar në një punë të ngadaltë gjatë rindërtimit të stacionit të trenit, mbikëqyrje të dobët dhe mosrespektim të rregullave të sigurisë.
Pensionistja Dusanka Novakovic, e cila po merr pjesë në protestë ka thënë se ata po mbështesin studentët sepse ligji nuk zbatohet.
Protestat e përditshme në të gjithë Serbinë përbëjnë një sfidë të madhe për presidentin, Aleksandër Vuçiq.
Lëvizja e udhëhequr nga studentët detyroi tashmë dorëheqjen e kryeministrit, Millosh Vuceviq, aleat i Vuçiqit.
-
Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore
-
Rezistenca kundër Vuçiqit, mijëra marshojnë nëpër Serbi
-
Vuçiqi vlerëson forcën policore dhe bën thirrje për arrestime pas protestave në Beograd
-
Qindra protestues bllokojnë ndërtesën e televizionit publik të Serbisë
-
Tensione para tubimit pro-qeveritar në Beograd, shkojnë edhe mbështetës nga Kosova