Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Gjykata në Bosnjë lëshon urdhërarrest të ri ndaj Dodikut

Milorad Dodik

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar urdhërarrest të ri mbarëkombëtar për Millorad Dodikun, kryeministrin e entitetit Radovan Viskoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Nenad Stevandiç.

Urdhërarresti është lëshuar pasi presidenti i Republikës Srpska ka injoruar një urdhërarrest të një niveli më të ulët javën e kaluar, ka raportuar “Euronews”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Urdhërarresti nënkupton se çdo polic që ka kontakt me ta duhet t’i arrestojë menjëherë.

Të gjithë janë të akuzuar për veprime antikushtetuese. Mediat boshnjake kanë njoftuar se Stevandiçi ka udhëtuar për në Serbi gjatë fundjavës dhe akoma është jashtë vendit.

Prokuroria e Bosnjës javën e kaluar ka lëshuar urdhërarrest, i cili nuk është realizuar. 

Urdhri mbarëkombëtar lëshohet automatikisht nëse ata që kërkohen nga zyra e prokurorisë në nivel shtetëror nuk paraqiten për t'u marrë në pyetje, siç është rasti me tre zyrtarët serbë të Bosnjës.

Dodiku nuk ka komentuar ende urdhrin e ri, por ka postuar në rrjetin social “X” se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare. Është e paqartë nëse kjo polici e re kufitare - e cila do të vepronte ndaras nga Agjencia e kontrollit kufitar në nivel shtetëror - do të vendoset përgjatë vijës administrative midis entiteteve.