Kandidati i VLEN në Tetovë, Bilall Kasami, ka shpallur fitoren përmes rrjetit social Facebook.
Ai ka falënderuar qytetarët që ia dhanë edhe një mandat tjetër.
Kur janë numëruar mbi 98 për qind të vendvotimeve, Kasami kryeson me 53.70 për qind, e Bajram Rexhepi i AKI-së i ka marrë rreth 41 për qind të votave.
Rexhepi e ka pranuar humbjen.
“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e than fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër. Zoti na ndihmoftë”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.