PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Si krijohen ngjyrat?

Krijimi i pikturave është një nga mënyrat më të njohura të argëtimit dhe lehtësisht mund të themi se është një nga më të vjetrat. Por a jeni ndalur ndonjëherë dhe keni pyetur veten se si krijohen në të vërtetë ngjyrat?

Tani së bashku do ta zbulojmë këtë.

Njerëzit kanë përdorur ngjyrat për një kohë të gjatë. Disa nga artet më të vjetra të gjetura ndonjëherë janë pikturat e shpellave, që janë më shumë se 44,000 vjet të vjetra.

Paraardhësit tanë që kanë jetuar në shpella krijonin vepra arti në mure me pigment kuq e zi, që vinte nga çdo gjë që mund të gjenin që do të linte pas ngjyrë. Ata përdornin gurë, qymyr, manaferra ose minerale të ndryshme që gjenden në tokë. Pikturat më të hershme prehistorike të shpellave duken si diçka që mund të gjeni në një shkollë fillore moderne. Ato përbëhen nga një kolazh duarsh të vendosura në mur.

Ngjyra ka ndryshuar shumë që prej kohës së shpellave. Njerëzit zbuluan më shumë shkëmbinj, argjila dhe minerale shumëngjyrëshe në tokë dhe zhvilluan mënyra të reja për t'i nxjerrë ato dhe për t'i kthyer këta shkëmbinj të papërpunuar në pigmente pluhuri. Ngjyrat e pothuajse çdo lloji ishin të disponueshme në botën e lashtë. Dhe ato u përdorën për çdo gjë; për vepra arti, statuja, murale dhe ndërtesa. Duke zbukuruar kështu vendin përmes ngjyrave.

Disa ngjyra ishin të vështira për t'u bërë dhe kjo i bëri ato shumë të vlerësuara. Për shekuj me radhë, ngjyrat mbeten shumë të përdorura, por ishin shumë të shtrenjta për t'u blerë, pasi nuk ishte aq e lehtë për t'i bërë ato. Por gjithçka filloi të ndryshojë rreth kohës së Revolucionit Industrial. Teknologjitë e reja e bënë krijimin e ngjyrës më të shpejtë, më të lehtë dhe shumë më të lirë për t'u prodhuar. Kështu që nga fundi i viteve 1800, një person mesatar mund të hynte në një dyqan dhe të blinte ngjyra.

Tani ngjyrat përdoren shumë për dekorime, piktura, murale, skulptura dhe aktivitete të tjera. E neve nuk na mbetet asgjë tjetër, vetëm se t’i përdorim ato dhe të kënaqemi shumë.