A e dini si krijohet era?
Era besoj që e dini se është një dukuri natyrore, por nuk e di a e dini se si krijohet ajo. Era vjen si pasojë e rrugëtimit të ajrit në atmosferë. Kur ajri bëhet më i ngrohtë në një cep të globit, avullohet dhe ngrihet lart. Ajri më i ftohtë është më i rëndë dhe natyrisht që zë vendin e tij. E pikërisht këto lëvizje të ajrit krijojnë erërat.
A e dini si krijohet tornado?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTornadot e di që janë të frikshme, por fatmirësisht ndodhin në raste shumë të rralla. Tornadot krijohen në rrethana të caktuara, vetëm atëherë kur ajri i ngrohtë ngrihet lart dhe i ftohti zbret poshtë, pastaj këto të dyja ndeshen mes vete dhe krijojnë një vorbull ajri...nëse kjo vorbull bie në tokë shkatërron gjithçka që ka para vetes.
A e dini si krijohet rrufeja?
Ndryshe nga tornado dhe era, rrufeja nuk është dukuri natyrore, por shkarkim atmosferik i energjisë elektrike. Në retë e zeza gjigante, të cilat i shohim zakonisht ditëve me shi, pikat e ujit dhe kristalet e akullit lëvizin me shumë shpejtësi saqë krijojnë elektricitet, dhe ky elektricitet në tokë shkatërrohet me anën e një rrufeje.
Shkarkimet elektrike të cilat shkaktohen nga rrufeja në mënyrë të papritur e ngrohin ajrin. Si pasojë ajri zë më shumë hapësirë dhe zgjerohet. Ky transformim shkakton një shpërthim, dhe ky shpërthim është vetëtima.