Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çka janë “gjurmët e bardha” që aeroplanët i lënë në qiell

Aeroplani në qiell

Shumë shpesh ndodh që në hapësirë të shihen “gjurmë të bardha” që avionët i lënë pas lëvizjes.

Këto shkencërisht shpjegohen si kristale akulli që ngrihen nga avujt që lëshohen nga avionët, nëpërmjet djegies së karburantit në lartësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Meqë temperatura e ajrit është në hapësirë shumë e ulët dhe mund të shkojë deri në -50 gradë celsius, ato ngrijnë dhe shkaktojnë “gjurmën e bardhë”.

Këto gjurmë konsiderohen magjepse derisa avulli i ujit kondensohet me shpejtësi rreth blozës.

Disa studime të mëhershme kanë theksuar se këto emetime të karbonit nga aeroplanët mund të shumëfishohen deri në 2050-n, duke shkaktuar ngrohje të planetit, ka shkruar “Science” në një artikull të mëhershëm.