PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Si janë formuar kontinentet?

Si është krijuar planeti Tokë?

- Toka është e mbështjellë nga ajo që quhet korja e Tokës, e cila përbëhet nga shkëmbinj, e që pjesa më e madhe e saj është e mbuluar me ujë. Në brendi të tokës ka gurë dhe metale aq të nxehta sa që janë në gjendje të lëngshme.

Si janë formuar kontinentet?

- Kontinenti është një pjesë e madh e pandërprerë e tokës. Kontinentet janë pjesë të mëdha të tokës që ndahen nga sipërfaqet e deteve. Miliona vjet më parë, ekzistonte vetëm një super-kontinent i madh dhe quhej Pangea. Më pas nga dridhjet e mëdha të tërmeteve, Pangea u nda në shumë kontinente.

Si janë formuar malet?

- Kontinentet janë të vendosura mbi pllakat e mëdha të kores së Tokës. Pllakat e mëdha të Tokës janë gjithmonë në lëvizje. Kur pllakat kanë lëvizur dhe janë përplasur fort mes tyre, janë ngritur skaje dhe kanë krijuar malet. Sa herë që lëvizin pllakat, malet rriten e rriten.

Si janë krijuar ishujt?

- Nëse dy pllaka përplasen nën ujë, majat malore bëhen ishuj. Nganjëherë këto male janë ishuj, e në raste të tjera pjesë të kontinenteve shkëputen dhe formojnë ishuj. Por, kjo gjë nuk ndodh brenda një kohe të shkurtë. Ajo merr miliona vjet.