Dordoleci është një figurë e ndërtuar nga bora i ngjashëm me njeriun. Ndërtimi i tij është një aktivitet i njohur dimëror për fëmijët, për të cilin duhet punë ekipore.
Krijimi i dordolecit ka filluar shumë e shumë vjet më parë, aq shumë sa askush nuk e di kush e ka krijuar për herë të parë një dordolec.
Ai ndërtohet nga fjollat e borës, që janë në gjendje të akullt. Kristalet e akullta kanë volum dhe formë fikse, prandaj mund të krijojmë figura prej tyre.
Besoj e dini si ndërtohet një dordolec.
Dordoleci ndërtohet duke rrotulluar një top të madh dëbore për pjesën e trupit dhe një top i dytë më i vogël vendoset sipër topit të parë për të formuar kokën. Mirëpo ndonjëherë formohet nga tre topa të tillë. Më pas bëhen tiparet e fytyrës, si sytë dhe goja, ku që nga kohët më të hershme janë përdorur qymyri apo gurët e vegjël. Pastaj mund të shtohet hunda, që zakonisht bëhet me karotë dhe bëhen krahët me disa shkopinj. Në fund, mund t’i shtoni atij shall, kapelë dhe dorëza.
Gjithashtu ju mund të përdorni edhe mjete të tjera për këto tipare, sipas imagjinatës dhe dëshirës suaj. Më e rëndësishmja është që të dilni së bashku me familjarët apo shokët dhe shoqet për të ndërtuar një dordolec, sepse është më të vërtetë kënaqësi.
Edhe
Kush e “zbuloi” dordolecin
Shumë prej këtyre gjërave mund t’i keni ditur, por a keni menduar ndonjëherë se për sa kohë shkrihet dordoleci? Kjo varet edhe nga temperaturat që mbizotërojnë në vend, por zakonisht ai shkrihet për rreth 4 ditë.
E ju fëmijë të dashur a keni ndërtuar ndonjëherë dordolec? Nëse jo, çfarë po prisni? Ju mësuat se si ta ndërtoni dhe tani është koha të praktikoni atë që keni mësuar.