Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Bruza, krijuesja e re e aksesorëve

Edhe pse është 10-vjeçare, Bruza Mustafa është e pasionuar pas krijimit të aksesorëve të ndryshëm.

Byzylykë për duar, unaza, qafore dhe dekorime për telefon, janë krijimet e para që ka filluar t’i bëjë Bruza me shumë përkushtim. Secila nga këto ka veçantinë e veta përmes dizajneve dhe ngjyrave të bukura, që shtojnë hijeshinë e tyre.

Tani Bruza ka hapur faqen e saj në Instagram të quajtur “Twinkle Little Charm”, ku i paraqet të gjitha krijimet që i bën.