Me shumë gëzim fëmijët të ndarë në grupe përbushnin detyrat që kishin. Njëri grup ngjyroste sipas dëshirës, kurse grupi tjetër luanin me ujë dhe anije.
Uji është shumë i dashur për ne gjatë stinës së verës. Përveçse e përdorim atë për pije, uji na ndihmon të freskohemi në ditët me temperatura të larta. Deti është kënaqësia më e madhe për fëmijët. Atje përveç kafshëve mund të gjeni edhe anije, të cilat lundrojnë nëpër valë. Për këtë arsye fëmijët vendosnin anijet në ujë dhe i frynin që ato të lëviznin. Kjo i argëtonte ata pa masë, sepse lundrimi në anije është më të vërtetë argëtues.
Ndërkohë që fëmijët luanin me anijet e tyre, grupi i tjetër ngjyroste figurat, të cilat simbolizonin stinën e verës. Secila figurë ngjyrosej nga fëmijët sipas dëshirës dhe ata e shijonin shumë këtë aktivitet.
Stina e verës është e mbushur me aktivitete të ndryshme dhe figurat që fëmijët ngjyrosnin e tregonin këtë. Gjatë verës mund të luani me top, të shkoni në bregdet, të freskoheni me pije të ftohta apo të hani akullore. Prandaj, ju e pëlqeni këtë stinë shumë.
Në sipërfaqet e mëdha ujore jetojnë kafshë të llojllojshme. Të gjitha ato kanë veçantitë e tyre dhe zbukurojnë këto hapësira të mbushura me ujë. E personat që kanë fatin të shohin nga afër këto kafshë janë zhytësit. Përmes paisjeve speciale ata futen në ujë dhe zhyten, më pas eksplorojnë botën bimore dhe shtazore që ndodhet nën ujë.
Pra, kafshët e detit pëlqehen shumë nga fëmijët. Pamja e tyre dhe karakteristikat që kanë i bëjnë ato akoma më të dashura për ju fëmijë. Prandaj kur të shkoni në det, mund të shihni ndonjë kafshë të tillë.