Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Fëmijët shijojnë stinën e verës

Të lumtur dhe të entuziazmuar me ardhjen e stinës së verës, fëmijët luanin me njëri-tjetrin nën rrezet e diellit në Parkun e Gërmisë. Duke provuar secilën lojë me radhë, ata shijonin pa masë ardhjen e kësaj stine të bukur e shumë të dashur për ta.

Pushimet kanë filluar dhe njëra prej mënyrave më të mira për t’i kaluar ato është përmes lojërave të ndryshme, që mund t’i praktikojmë në parqe e hapësira të hapura.

Secila lojë e ndryshme nga tjetra sillte kënaqësi te fëmijët, të cilët po shoqëroheshin me njëri-tjetrin dhe po kalonin kohë shumë të bukur së bashku.