Pas bisedës me fëmijët për kafshët dhe mënyrën se si ndahen ato, ne vazhduam me lojën e kubit me kafshë. Kjo lojë i argëtoi shumë fëmijët. Secili prej tyre kishte mundësinë të rrotullonte kubin e më pas të tregonte se cila kafshë ishte në foto. Kështu ata përsërisnin kafshët e mësuara, të cilat nuk do t’i harrojnë asnjëherë.
Aktiviteti nuk përfundoi me kaq. Fëmijët u ndanë në grupe dhe secili grup përmbushte detyrën e tyre me shumë përkushtim.
Pra, kafshët janë shumë të dashura për fëmijët dhe njohja me to është shumë e rëndësishme, sepse jeta jonë nuk do të ishte kaq e bukur pa kafshët përreth.