Me shumë gëzim e energji, fëmijët e kopshtit “Fillesa”, po bëheshin gati t’i fillonin aktivitetet e tyre të zakonshme. Kësaj radhe këto aktivitete u dedikohen shqisave, të cilat luajnë një rol jetik në zhvillimin e fëmijëve.
Shqisat na ndihmojnë të kuptojmë botën përreth nesh. Që në momentin që lindim, ne fillojmë të eksplorojmë dhe kuptojmë mjedisin tonë përmes shqisave. Nëpërmjet prekjes, shijes, nuhatjes, shikimit dhe dëgjimit, ne mbledhin informacione dhe përjetojmë mrekullitë e botës.
Secila shqisë kryen punën e saj dhe për t’i kuptuar ato sa më mirë, bashkë me fëmijët zhvilluam aktivitete të ndryshme përreth tyre.
Prekja është shpesh ndjenja e parë e një fëmije për t’u përfshirë ne mjedisin e tyre. Ata me padurim kapin objektet dhe ndjejnë teksturat, temperaturat dhe format. Të gjitha këto kontribuojnë në ndjenjën tyre të sigurisë dhe rehatisë.
Porsa hapin sytë, fëmijët mahniten me ngjyrat, modelet dhe format e gjalla që i rrethojnë. Shqisa e shikimit u mundëson atyre të eksplorojnë bukuritë e natyrës dhe të njohin fytyrat e personave. Gjithashtu të zbulojnë botën përmes librave, veprave artistike dhe fotografive.
Kënaqësinë e shijimit të botës e shton akoma më shumë shqisa e dëgjimit, e cila sjell një simfoni tingujsh në botën e një fëmije. Ata kënaqen me të qeshurat e njerëzve të dashur, cicërimën e zogjve dhe ritmin e muzikës.
Edhe
Pesë shqisat tona të mrekullueshme
Përveç këtyre shqisave kemi edhe shqisën e nuhatjes, përmes së cilës fëmijët nuhasin aromën e luleve dhe të ushqimeve të ndryshme. Këto aroma u ngjallin atyre shumë kujtime dhe emocione.
Gjithashtu përveç aromës së ushqimeve, fëmijët mund të vërejnë shijen e ushqimeve përmes shqisës së të shijuarit. Nga e ëmbla deri tek e tharta dhe e hidhura, fëmijët mund të zbulojnë një spektër të shijeve.
Pra, është shumë e rëndësishme që fëmijët të njihen me shqisat e tyre, sepse përmes tyre nisin një udhëtim të përjetshëm eksplorimi, kurioziteti dhe zbulimi.