Dy ish-futbollistë shqiptarë janë dënuar me 14 muaj burgim për kurdisje të ndeshjeve në Norvegji.
Drin Shala dhe Alban Shipshani janë dënuar me burgim nga një gjykatë në Oslo për korrupsion dhe mashtrim në futboll, transmeton Koha.net.
Kurdisjet e ndeshjeve kanë ndodhur në qershor të vitit 2012. Në ndeshjen e parë ekipi Follo FK pësoi disfatë me rezultat 4 me 3 nga Østsiden derisa në 25 minutat e fundit po fitonin ndeshjen 3 me 0. Ndeshja e dytë ishte kur Asker humbi 7 me 1 nga Frigg Oslo edhe pse ishin favoritë për të fituar.
Hetimet për këto dy ndeshje filluan pas ankesës nga Federata e Futbollit të Norvegjisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Futbollisti kosovar suspendohet për pesë vjet për kurdisje të ndeshjeve
-
Hajdutët shqiptarë dënohen në Britani për grabitje, në shënjestër edhe shtëpia e ish-yllit të Aston Villas
-
Skitarët norvegjezë dënohen me tre muaj për arsye të pazakontë
-
Si ishte kurdisur ndeshja për të cilin UEFA dha dënime maksimale?
-
Klubi nga Mali i Zi dënohet rëndë nga UEFA për kurdisje