Ylli francez i notit, Leon Marchand, e ka bërë të pabesueshmen.
I fitoi dy medalje të arta olimpike brenda natës dhe një periudhe shumë të shkurtër kohore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAs Michael Phelpsi, legjenda e notit, nuk e kishte provuar një gjë të tillë.
Por, Marchand e pati guximin dhe fitoi në disiplinën 200 metra flutur dhe 200 metra bretkosë.
Pas tij ishte australiani Zac Stubblety-Cook, kampioni i Olimpiadës së kaluar.
Ndërkohë, me medalje të bronztë u stolis holandezi, Caspar Corbeau.
Marchand të dyja garat e të mërkurës mbrëma i kreu me rekord olimpik.
Koha e tij në garën e dytë ishte 2:05.85 minuta, ndërsa të parën e pati me kohën 1:51.21.