Futbollistet e Brazilit dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballen në finale të Lojërave Olimpike që po mbahen në Paris.
Gjatë 90 minutave lojë, Brazili mposhti Spanjën me rezultatin 4:2, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan ndaj Gjermanisë me rezultatin 1:0 pas vazhdimeve. Kjo ndeshje gjatë 90 minutave përfundoi pa gola.
Për vend të tretë do të përballen Spanja dhe Gjermania.