Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

El Bakkali triumfon sërish në vrapim 3000 metra me pengesa

El Bakkali

Atletët nga Kenia janë mposhtur sërish nga Soufiane El Bakkali në garën vrapim 3000 metra me pengesa, në finalen e zhvilluar të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”, të mërkurën mbrëma. 

Atleti nga Maroku e mbrojti titullin të cilin e fitoi para tre vjetësh në “Tokio 2020”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e përfundoi garën me kohën 8:06.05, para Kenneth Rooks të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kenianit Abraham Kibiwot. 

El Bakkali ishte prapa në pjesën më të madhe të garës, por nuk u dorëzua, e kaloi Rooksin dhe doli i pari për ta mbrojtur titullin olimpik. 

Rooks, i cili e fitoi të argjendtën, e pati kohën e tij më të mirë.