Spanjolli Jordan Diaz ka triumfuar në trehapësh në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” të premten mbrëma.
Ai ia ka siguruar Spanjës medaljen e parë të artë në këtë sport, pasi e ka mposhtur kampionin në fuqi, Pedro Pichardo të Portugalisë, i cili e fitoi të argjendtën.
Diazi kishte distancën prej 17.86 metrave, ndërsa triumfoi për dy centimetra.
Ishte debutim ëndrrash për 23-vjearin Diaz.
Amerikani Andy Diaz Hernandez pati distancën prej 17.64 metrave.