Metro

Të premten edhe një “testim” në kuadër të unazës së brendshme në Prishtinë

Foto: Arkiv
 

Të premten për dy orë rrugët kryesore të Prishtinës do të jenë pa makina. Drejtori i Shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në emisionin “Sot” në KTV, ka thënë se kjo bëhet në kuadër të Javës evropiane të mobilitetit, që përmbyllet me Ditën pa makina në kryeqytet.

“Prej orës 11:00 deri në orën 13:00 do të jemi pa makina në rrugët kryesore, rrugën ‘Agim Ramdani’, ‘UÇK’, ‘Eqrem Qabej’, ‘Luan Haradinaj’, pra unaza kryesore e kryeqytetit do të jetë pa makina prej orës 11:00 deri në 13:00”, është shprehur Musliu.