Testimi i qarkores njëkahore për automjetet në Prishtinë, i nisur të premten e 28 tetorit, do të vazhdojë edhe gjatë së dielës.
Për këtë testim të unazës kryesore të kryeqytetit, ka pasur reagime të shumta për shkak të kaosit që u shkaktua nëpër rrugët kryesore të Prishtinës.
Testimi do të përfundojë të dielën.
“Ju njoftojmë se, se nga dita e premte më datë 28 tetor deri të dielën më 30 tetor, vazhdon testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet. Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë, rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE, rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, rruga ‘Ukshin Hoti’, dhe rruga ‘Robert Dolli’”, kishte njoftuar Komuna e Prishtinë dy ditë para se të fillonte testimi.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për testimin e unazës së brendshme në kryeqytet, duke thënë se testimi në ditë pune i ka mundësuar atyre të identifikojnë fytet e ngushta në rrugë.
Edhe
Nis testi i tretë i unazës njëkahore, bllokohet Prishtina
Rama ka thënë se kanë pranuar edhe mesazhe me propozime e rekomandime konkrete për të ofruar një zgjidhje përfundimtare “për komunikacionin e ngarkuar të kryeqytetit tonë”.
“Të gjitha propozimet dhe shqetësimet jemi duke i trajtuar me kujdes të veçantë bashkë me stafin tim”, ka shkruar Rama në Facebook.