Daut Haradinaj ka uruar Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramën e LDK-së që kanë shkuar në balotazh në Prishtinë.
Kandidoi për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së. Kur janë numëruar 99.52 për qind të votave në Prishtinë, ai zë vendin e katërt me 4.62 për qind. Kryeson Vitia me 42.26 për qind, pasuar nga Përparim Rama me 29.34 për qind. I treti është Uran Ismaili i PDk-së me 21.61 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rezultati më i mirë për mua ishte bashkërrugëtimi im me ju. Unë jam krenar me ju dhe punën që e kemi bërë si ekip. Dëshiroj t'i falënderoj të gjithë ata që na mbështetën në këtë bashkërrugëtim. Urime dy kandidatëve pretendues për Kryetar të kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.