Grupimi i tifozëve kryeqytetas, “Plisat”, kanë paralajmëruar se nga e premtja do të nisë peticioni për vendosjen e shtatores së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në Prishtinë.
“Plisat” përmes një shkrimi në Facebook kanë treguar se tenda për nënshkrimin e peticionit do të vendoset afër shtatores së Skenderbeut nga dita e nesërme.
“Të shkruash për komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Vepra dhe sakrifica e familjes Jashari është një vepër unike, vepër e cila ka sensibilizuar shumë bashkatdhetarë të tjerë t'i bashkangjiten Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ne të gëzojmë këtë liri që kemi sot”, thuhet tutje në njoftimin e “Plisave”.
-
Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në rrugën "Agim Ramadani" në kryeqytet
-
Prishtina pritet të bëhet me shtatoren e Adem Jasharit për 28 nëntor, ridiskutohet lokacioni
-
Krasniqi: Shtatorja e Adem Jasharit më 28 nëntor vendoset në Prishtinë
-
Rikthehet kërkesa për ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit
-
Thirrja e tretë për memorialin “Adem Jashari” në sheshin ende në letër