Grupimi i tifozëve kryeqytetas, “Plisat”, kanë paralajmëruar se nga e premtja do të nisë peticioni për vendosjen e shtatores së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në Prishtinë.
“Plisat” përmes një shkrimi në Facebook kanë treguar se tenda për nënshkrimin e peticionit do të vendoset afër shtatores së Skenderbeut nga dita e nesërme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të shkruash për komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Vepra dhe sakrifica e familjes Jashari është një vepër unike, vepër e cila ka sensibilizuar shumë bashkatdhetarë të tjerë t'i bashkangjiten Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ne të gëzojmë këtë liri që kemi sot”, thuhet tutje në njoftimin e “Plisave”.