Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha të mërkurën se kryeqyteti e ka caktuar lokacionin për monumentin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Sipas komunës, shtatorja do të vendoset në rrugën “Agim Ramadani”, në një hapësirë e cila do të shndërrohet në shesh dhe do të emërtohet “Adem Jashari”.
Rama shkroi në Facebook se familja Jashari e ka dhënë pëlqimin për lokacionin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Mirënjohja e dorëzuar familjes Jashari nuk është thjesht një simbol, por një zotim i Kryeqytetit se sakrifica e tyre do të mbetet përherë në themelin e shtetit tonë, në ndërgjegjen kombëtare dhe, mbi të gjitha, në zemrat tona. Me përkushtim të plotë për të ruajtur dhe nderuar këtë trashëgimi, Kryeqyteti, ka caktuar tashmë lokacionin për monumentin e Heroit Legjendar 'Adem Jasharit', lokacion për të cilin kemi pëlqimin edhe të vetë familjes Jashari", ka shkruar ai në Facebook.
Në Kosovë ka nisur sot, 5 mars, Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmon më 7 mars në atë që njihet si “Nata e Zjarreve”.