Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja e konsideron të keqmenaxhuar arsimin në Prishtinë

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë thënë se arsimi në Komunën e Prishtinës është keqmenaxhuar. Përmes një konference për media të dielën, zyrtari i PDK-së, Blerand Stavileci, ka deklaruar se si pasojë e mungesës së vizionit dhe keqmenaxhimit të buxhetit, arsimi në Prishtinë dhe Kosovë po degradohet dhe është bërë brengë e familjeve tona.

Stavileci ka thënë para mediave se shkollat e Prishtinës ende përballen me mungesa elementare të hapësirave fizike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në vend që kjo temë të ishte prioritet për Komunën dhe Qeverinë, ajo është kthyer në brengë për prindërit dhe mësimdhënësit. Qeverisjet e të dy partive, VV-së dhe LDK-së, jo vetëm që nuk e kanë vizion, por ato janë shndërruar në pengesën kryesore të kësaj fushe, duke e degraduar në të gjitha format dhe nivelet. Tërësisht e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi gjithë këto nevoja për investime e komunës t’i teprojnë nga 20 milionë euro në vit, ndërkaq Qeveria ta shkurtojë për afro 12 milionë euro buxhetin për arsim”, ka deklaruar ai.

Tutje, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Komuna e Prishtinës është vonuar në organizimin e objekteve shkollore me mjetet për pandeminë, në mënyrë që të fillohet viti shkollor.

Sipas saj, mohimi i asistencë sociale tek fëmijët me nevoja të veçanta, është problem i theksuar.

“Kemi mungesë të mjekut dhe psikologut në shumicën e shkollave. Problem i theksuar po del të jetë kemi të infektuar, e tërë klasa po dërgohet në shtëpi ndërsa mësimdhënësi po e vazhdon mësimin”, ka deklaruar deputetja Musliu-Shoshi.