Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka paralajmëruar konsumatorët që nuk i kanë shlyer borxhet me dërgim te përmbaruesit privat.
Nga KRU Prishtina është thënë se borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro, ndërsa vetëm gjatë periudhës së pandemisë është krijuar borxh mbi dy milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ua kujtojmë se, borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milionë euro. Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat”, është thënë nga KRU Prishtina.