Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vendimit për masat e reja nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Duke folur hapjen e çerdheve, ai ka thënë se komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre, por me kushte të caktuara, për të cilat thotë se do të njoftojë ditëve në vijim.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se rihapja do të lejohet nga 3 gushti.
“Në ndërkohë presim përgjegjësi nga secili prind jo vetëm për fëmijët e tyre. Moslajmërimi i infeksionit në familje do të rezultojnë në ndëshkime. Por, për të gjitha detajet, do të ju lajmërojmë me kohë”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Prishtinë të hënën hapen çerdhet
-
Prishtina ende nuk ka vendosur për datën e rihapjes së çerdheve
-
10 rastet me koronavirus në Prishtinë, kontakte të një personi- priten rezultatet e mbi 100 të testuarve
-
Nesër mbyllen tri çerdhe në Prishtinë, paralajmërohen masa të reja
-
Dezinfektohen çerdhet në Prishtinë, rihapen nesër