Monumenti NEWBORN, me të cilin atëbotë u shënua dita e lindjes së shtetit më të ri në Evropë, është skulpturë tipografike dhe një prej atraksioneve kryesore turistike në Prishtinë.
Ai çdo vit ka ndryshuar ngjyrat e mesazhet, ndërsa tash po i rregullohet edhe ambienti, më i vizituari në kryeqytet.
Jemi duke e rregulluar hapësirën dhe vendosur monumentin mbi një bazament, me të cilin kompletohet pamja vizuele e NEWBORN-it, kanë thënë zyrtarët e komunës së Prishtinës.
Në anën tjetër të rrugës ndodhet monumenti tjetër, “Heroinat”, nga më të bukurat vepra të artit në kryeqytet, që e kompleton atraktivitetin e këtij ambienti.
Artikuj të ngjashëm
-
NEWBORN ende s’është ngjyrosur plotësisht, Fisnik Ismajli kërkon ndihmë për ta përfunduar
-
NEWBORN-i çlirohet në frymën e lirisë së lëvizjes
-
NEWBORN-i në protestë kundër copëtimit të Republikës
-
Ndryshimi i dizajnit të Newbornit përgjatë viteve
-
NEWBORNI po ngjyroset për 17 Shkurt, imazhet i dedikohen gruas